Shef i Misionit Diplomatik Vëzhgues të SHBA-së në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, Shaun Byrnes, është dëshmitari i 53-të në rastin e krerëve të UÇK-së.
Ai është shfaqur ditën e sotme në seancë.
Para nisjes së dëshmisë, Byrnes ka thënë se ka ardhur në Hagë me kërkesën e Departamentit të Shtetit, raporton Nacionale.
“Dëshiroj të them që jam këtu me kërkesën e Departamentit të Shtetit dhe Prokurorisë së Specializuar. Nuk kam ardhur këtu me nismën time vetjake, megjithatë e pranoj përgjegjësinë që të jap dëshmi duke marrë parasysh pozicionin tim dhe përgjegjësitë e mia në Kosovë në vitet 1998-1999”, tha ai.
Ai po merret në pyetje nga Prokuroria e Specializuar, e më pas do të intervistohet edhe nga avokatët e krerëve të UÇK-së.