Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Artjon Bakaj dhe Bora Korkuti për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Teksa po diskutonin në lidhje me çiftet brenda shtëpisë së BBV pas Romeos dhe Heidit ata u përqëndruan edhe tek çifti Sara – Bardhi ku Artjoni u shpreh se këngëtari ka për të lënë shtatzënë Sarën vetëm për sedër.
Artjon: Unë siguroj diçka, Bardhi ka për të lënë shtatzënë Sarën vetëm për sedër më shumë, sepse për kaq kohë thotë do jetë nëna e fëmijëve të mi. Maksimumi 5-6 muaj jua siguroj unë që keni ndonjë lajm të ëmbël. Ndonjë lajm sedre.
Bora: Madje tani ia kemi harruar emrin nuk i themi më Sara por i themi nëna e fëmijëve të Bardhit.
Albana: Po mirë do të ketë përfitim nga të dyja palët, pse jo? Nëse ai e do këtë gjë nuk u iniciua nga hiçi.