Ish-banorja e “Big Brothet VIP”, Vesa Smolica, e cila ndërpreu garën gjatë spektaklit të fundit, në një përballje më tre vajza të tjera, ka komentuar së fundmi marrëdhënien me Heidi Baçin.
Vesa ka folur sot në në “Wake Up”, rreth eksperiencës së saj në këtë shtëpi, por nuk kurseu as disa fjalë për Heidin, që sipas saj, po luan me ndjenjat e Romeos.
Ajo u shpreh se dikur besonte tek dashuria e tyre, por kohët e fundit, nga shumë situata të ndodhura, mendon që Heidi po luan me të.
“Pas kësaj që ka ndodhur me mua, jam në mëdyshje që Heidi është duke luajtur me ndjenjat e Romeos. Nëse do e donte Romeon kaq shumë, nuk do më kishte nxjerrë në nomimin. Ajo e donte që kisha marrëdhënie të mirë me Romeon. Unë i rrija pranë në ato momente shumë të vështira”, u shpreh Vesa.