Google Street View mund të tregojë shumë pamje të çuditshme. Por, këto të fundit i tejkalojnë të gjitha.
Imazhet e shpërndara së fundmi tregojnë një makinë Volvo që ka kaluar nëntë vjet në një ishull të vogël, në mes të një liqeni në Otava.
Me kalimin e viteve, vendi është shndërruar në një atraksion turistik, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Njerëzit shpesh e përdorin Google Maps për ta gjetur vendndodhjen e Volvos dhe shkojnë atje për t’i realizuar foto.
Bëhet e ditur se vetura shfaqet edhe në Google Maps Satellite View.
Por kush e vendosi atë aty dhe e la për aq gjatë?
Pronari i ishullit është Scott Man. Ai e parkoi sedanin aty gjatë një gare argëtuese kur ishulli në fakt ishte fundi i një gadishulli. Toka që e lidhte bregun me fundin e gadishullit është larguar dhe që atëherë vetura ka qëndruar aty. /Telegrafi/