‘Nëna që u fut poshtë jorganit’, debat i ashpër mes Ilnisës dhe Ledjonës

Orët e para të mëngjesit, banorët janë përfshirë në disa debate të ashpra mes njëri-tjetrit.

Ka qenë Ilnisa dhe Ledjona që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pas tonit të lartë të zërit dhe debatit që dyshja u përfshi.

Mbrëmjen e djeshme Ilnisa dhe Meritoni morën një dënim nga Vëllai i Madh, për arsye se herë pas here ata pëshpërisin me njëri-tjetrin dhe nuk zbatojnë rregullat e produksionit lidhur me mikrofonat.

Këtë ‘dënim’, Ledjona ja ka përmendur teksa janë mbledhur në dhomën e gjumit dhe këtu ka nisur një debat i ashpër mes dy banoreve.

‘Nëna futet poshtë jorganit, nuk futem unë. Nëna futet poshtë jorganit, heq mikrofonin dhe merr dënim nga Vëllai i Madh.’ – ka thënë Ledjona.

Ilnisa: ‘Unë uroj të jenë krenar prindërit e tu, që po të mbajnë kalamonin edhe kalamonin që po të dëgjon! Kaq!’