Gjatë situatave të tensionuara në shtëpinë e Big Brother në lidhje me nominimin e bërë nga Heidi është përfshirë edhe Romeo, i cili tha se sipas tij targeti i këtij nominimi nuk ishte Vesa por ai.
Ndër të tjera banori i Big Brother VIP u shpreh se kanë qenë ditë të vështira për të.
“Nuk ka qenë Vesa targeti tek ai nominim. Besoj se targeti kam qenë unë. Mendoja që kisha një shoqe dhe se kam (Vesa). Gjërat janë të thjeshta, mua më lindin shumë dyshime. Situatat më kanë nxjerrë në përfundimin se kam qenë unë targeti jo Vesa. Në këtë shtëpi kam kaluar së bashku me Heidin disa ditë të këqija”, tha Romeo.