Është thënë vazhdimisht se Balina ‘mbron’ vëllezërit Veshaj! / Ish-opinionistja krah Heidit – ‘sulmon’ Romeon me fjalët e tij!

Opinionistja e BBV1, Balina Bodinku, vijon të komentojë BBV3, përmes rrjeteve të saj sociale.

Shpesh herë në rrjet për moderatoren është thënë se ajo mbron gjithnjë vëllezërit Veshaj, Donaldin në BBV1 e tashmë Romeon në BBV3.

Mirëpo, në marrëdhënien Heidi-Romeo, Balina ka shprehur qëndrimet e saj pro Heidit, ndërsa është shprehur kundër Romeos, pikërisht me fjalët që ky i fundit i ka thënë Heidit: “Unë meritoj një shpjegim. Nuk them se ti nuk më do, por ti do më shumë lojën.”

Shpjegim për çfarë o Romeo? Shpjegim përse Heidi mund të dojë lojën e saj më shumë se tënden? Po ti këtë reagim a nuk e pate se u prek loja jote? Dhe gjëja tjetër që s’kuptoj është se për çfarë të duhet shpjegimi, kur ti siç thua, e di shpjegimin? Më shumë se shpjegim, më duket si presion për ta detyruar Heidin të zgjedhë mes teje dhe lojës. Unë nuk them se ti nuk e do Heidin, por ti do lojën më shumë se atë” – shkruan Balina përmes një postimi në Instastory.