Bled Mane ironizon keq opinionistët e “Ferma Vip”! / “Erjola Doci gati hallvën…”

Sonila Meço dhe Enkel Demi janë dy opinionistët e “Ferma Vip”, reality-show më i ri i cili nisi transmetimin mbrëmjen e djeshme.

Dy opinionistët nuk i kanë shpëtuar komenteve të ish banorit të BBV2 dhe ish opinionistit të BBVK2, Bled Mane, i cili i ka ironizuar hapur përmes një reagimi në rrjetet e tij sociale.

Kur ende shikoj pensionisten Sonila Meço dhe veteranin Enkel Demi që nuk shkulen nga ekranet tona këta 27 vitet e fundit, ju premtoj se sonte në darkë do shkoj poshtë ballkonit të Saliut e do t’i ulëras nga poshtë që të rrijë e mos shkulet nga politika…Erjola Doçi bëj gati hallvën!” – shkruan gazetari Bled Mane.