Gazetari i njohur Flavio Qarri, teksa ishte i ftuar në “Breaking”, tha se në këtë edicion të “Big Brother Vip 3”, Egla Ceno, ka arritur që të marrë vëmendjen e publikut, edhe pse duket se i ka ndarë në dy ‘kampe’, ata që e duan dhe ata që nuk e duan.
Për këtë ai kujton pak edhe rrugëtimin e Luizit një vit më parë, sesi arriti që të marrë vëmendjen e publikut.
“Ajo që ndodh aty brenda duam apo nuk duam ne, është reflektim i shoqërisë sonë. Fakti që Egla u duk personazhi më pak i zëshëm dhe më i rëndësishëm aty dhe javë pas jave i bëri të gjithë të flasin me vete, tregon se është shumë e rëndësishme se ata njerëz aty brenda.
Ne duhet të kujtojmë pak dinamikën e Luizit. Ajo që e bën dallimin është momenti kur ka ndodhur atraksioni i publikut. Kur i kushtuan më shumë vëmendje Luizit panë që ai i ofronte argëtim publikut. Kur filloi historia me sëmundjen, aty njerëzit u magjepsën me historinë e Luizit.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Eglën. Ka përfituar edhe se stili i saj është dhe më brutal se të tjerët, një stil brutal psikologjik. Ka depërtuar pak më thellë mendoj unë. Disa personazhe e kanë veçorinë që ta bëjnë publikun që të ndahet, në pro dhe kudër, por kjo nuk i sjell asgjë të keqe Eglës, përkundrazi”, tha ai.