“Mulliri i xhindeve”, kështu quhet një vend në Ferizaj, të cilin qytetarët po e quajnë si tmerrues.
Lidhur me historinë dhe ndodhitë e këtij vendi, për lajmi.net ka folur një qytetar, banor i zonës, që tregoi disa nga historitë e frikshme të tij, shkruan lajmi.net
“E kam përjetu kur isha i ri atëherë qoban. Thojshin ktu është mullini i xhindëve. Atëherë ishin të ri e u friksojshim. Disa kanë dëgju si një lloj zhurme andaj ka mbet mulliri i xhindeve”, ka thënë ai.
Ai tregoi edhe një ndodhi personale që kishte përjetuar në këtë vend.
Tregoi se si një herë ishte ndalë në një vend me kalin e tij të pushonte dhe këtë periudhë e kishte shfrytëzuar t’i kryente ritet e tij fetare, namazin, ku menjëherë pasi kishte filluar, kali përnjëherë ishte frikësuar dhe kishte ikur.
Përveç kësaj ai tregoi edhe disa histori të tjera mjaft të frikshme të cilat i gjeni në videon e bashkangjitur më poshtë. /Lajmi.net/