Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka publikuar pamje të tankeve të ushtrisë serbe në Luginë të Preshevës.
Ai ka thënë se skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës.
Për arsyen e publikimit të pamjeve, Mustafi ka thënë se e ka bërë jo për të përhapur frikë e zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës. 48 baza ushtarake dhe të Xhandarmërisë së Serbisë janë duke operuar përgjatë kufirit. E postova, jo për të përhapur frikë ose zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi në Facebook.