Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump dhe një figurë e njohur e politikës amerikane, ia kanë mësyrë Ballkanit me plane për zhvillimin e tri pronave nëpër Shqipëri dhe Serbi.
Mediumi i njohur amerikan “New York Post” shkruan se përfshirja e Kushnerit në Ballkan po bëhet teksa kompania e tij e kapitalit privat “Affinity Partners” është angazhuar në diskutime të avancuara për investime që tejkalojnë 1 miliard dollarë, me shpresën për të forcuar peizazhin e turizmit dhe pasurive të paluajtshme në Evropën Lindore, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Ndër projektet ambicioze është shndërrimi i ishullit të Sazanit, dikur bazë ushtarake në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, në komunitet luksoz eko-resort të brendit Aman.
“Është unike aftësia për të zhvilluar 3 milje të bregdet dhe 1 mijë e 400 ari ishull në mes të zemrës së Mesdheut”, ka thënë Kushner për “The Post”.
“Uji është i kristaltë si në Maldive. Është i bukur. Plazhet janë të bukura dhe ky është njëri prej vendeve më të veçanta”, ka shtuar dhëndri i Trumpit.
“Duke u bashkuar me miqtë Ric Grennell, ish-ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe zhvilluesin Asher Abehsera, Kushner është joshuar nga sektori i turizmit në zhvillim i Shqipërisë, i nxitur edhe nga rritja e shpejtë dhe vlerësimi ndërkombëtar i këtij sektori”, shkruan NYP.
Gazeta amerikane shkruan se Ksamili është një prej destinacioneve botërore në Airbnb, duke reflektuar daljen e Shqipërisë nga e kaluara komuniste dhe shndërrimit në pikë për turistët që kërkojnë bukuri të patrazuara dhe intriga historike.
“Dikur e cilësuar si ‘Koreja Veriore e Evropës’, Shqipëria ka bërë evolucion dhe tani ka stabilitet makroekonomik, industri të madhe të turizmit dhe josh investitorët ndërkombëtar”, vlerëson New York Posti.
Të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara tregojnë për ngritjen e Shqipërisë si destinacion turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë, duke e pozicionuar përkrah kategorive të rënda si Katari dhe Arabia Saudite.
Gazeta njujorkeze shkruan se joshja për Ballkanin shtrihet përtej Shqipërisë. “Affinity” synon një tjetër sipërmarrje në Beograd.
“Këtu Kushner planifikon të rivitalizojë zonën historike që ka mbetur e zbrazur pas bombardimeve nga NATO në vitin 1999. Aty është parashikuar një hotel luksoz, hapësira tregtare dhe mbi 1 mijë e 500 rezidenca”, shkruan gazeta.
Dhe, sipas gazetës New York Post, nuk është e vështirë të kuptohet se përse Kushner do të donte një copë të kësaj piteje.
Prestigjiozja New York Times e ka cilësuar Beogradin “kryeqytetin e koktejit të ri të Evropës.
“Gjithashtu ka rëndësi historike të ndërtesës”, ka sqaruar Kushner. “Transformimi i saj në një peizazh do të krijonte vende të reja pune dhe fitime për qytetin dhe kjo është diçka e mirë për t’u përfshirë”, ka shtuar ai.
“The Times” ka shkruar se qeveria serbe do t’i ofrojë tokat me qira për 99 vjet dhe me mundësi që të ndërtohet hoteli luksoz.