Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për RTK-në po flet në lidhje me qeverisjen e tij 3 vjeqare.
Në fillim të kësaj interviste, ai ka elaboruar situatën me bisedimet me Serbinë. Sipas tij, Beogradi po e saboton marrëveshjen, për këtë ai fajtor e ka lënë Brukselin, të cilin e ka potretizuar sikur një refer që nuk i bjen pipit.
Çka tha Kurti?
Ne me 27 shkurt ne bëmë marrëveshje, ajo marrëveshje është njohje de facto së paku, dhe në Ohër thuhet që asnjë nen më i rëndësishëm se tjetri.
Serbia nisi sistematikisht t’i shkel ato. Për fatin tonë të keq, Brukseli nuk reagonte si arbitër ndaj këtyre shkeljeve. Ato çka i kemi realizuar nuk kanë ngelur si tema. Për targa s’flet më shumë, edhe pse arritje shumë e madhe.
Kemi shumë sukses, por në Bruksel ku duhet t’i normalizojmë marrëdhëniet, Beogradi ka sabotuar suksesshëm sepse Brukseli nuk i bjen pipit. Brukseli nuk e përdorte fuqinë e tij, dhe obligimin si arbitër, që ta sanksionojë Serbinë saherë e shkel marrëveshjes. Ska zbatim kur ka shkelje. Arbitrit nuk e kanë qortuar e lëre më sanksionuar.
Pse Brukseli s’e bën. Kjo me të vërtetë është interesante. Është një lloj brenge që nëse qortohet dhe ndëshkohet Serbia ajo do të shkojë me Rusinë, thuase tashmë nuk e ka bërë këtë gjë. Shumë diplomatë në perëndim duan të besojnë që Serbia ende nuk ka shkuar me Rusinë. Dëmi është bërë.