Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, megjithëse romanca e tyre e dashurisë nuk zgjati shumë pasi dyshja vendosën që të ndahen për shkak të besimit të ulët që aktori kishte te banorja.
Teksa po bisedonin në oborr, banorja i tha Romeos se gjatë gjithë kësaj kohë dëshira e saj e vetme ishte të rregullohet me të.
“Unë gjithë këto kohë kam ngelur nga ana jote. Gjithë halli im ishte të pajtohesha me ty. Gjithë këtë periudhë kam dashur të pajtohem me ty. Kam qenë keq prej teje. Unë kam ndenjur gjithmonë nga ana jote, edhe në lojë me ty si njeri. Me të gjitha kam qenë me ty”- u shpreh banorja, megjithëse një deklaratë e tillë nuk është besuar nga aktori.
“Të tradhton fytyra” – i tha Romeo duke mos i besuar fjalët që Heidi i tha.