Kosova U19 ka shënuar fitore 1-0 ndaj Austrisë, në ndeshjen e cila u zhvillua në Slloveni, e vlefshme për “Elite Round”, të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Goli i fitores u shënua në minutën e 50-të, ku pas një aksioni fantastik i krijuar nga futbollisti i Llapit, Elvir Gashjani, futbollisti austirak Schöller, shënoi autogol.
Me këtë fitore, ”Dardanët” e rinjë, në krye me trajnerin Adil Maliqi janë pranë ëndrrës së madhe për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian U-19 UEFA 2024, i cili zhvillohet në Irlandën e Veriut.
Kosova ditët në vazhdim do të luaj ndaj Spanjës me 23 mars dhe kundër Sllovenisë me 26 mars.
Aktualisht djelmoshat tanë ndodhen në vendin e parë në grup me 3 pikë, teksa ndiqet nga Spanja e Sllovenia me nga një pikë, kurse Austria e fundit me asnjë pikë.
Nëse Kosova mbetet e para në grup pas tre ndeshjeve atëherë do të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian./IndeksOnline/