Debat i ashpër/ Teliti – Lapajt: Ule zërin dhe gishtin e gjatë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Dorian Teliti është përfshirë në një debat me koordinatorin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj lidhur me reformën zgjedhore.

Teliti është shprehur se opozita do të dalë me qëndrimin e saj zyrtar dhe do të shpalosë idenë e saj javën e ardhshme për këtë çështje.

Lapaj theksoi se opozita po sillet “më keq” se “ai që ka pushtetin”, ndërsa Teliti ka kundërshtuar duke i cilësuar fjalët e tij si “llafe boshe”, ndërsa i ka kërkuar të ulë zërin dhe gishtin gjatë artikulimit.