Vjosa Osmani shpërblen me tender 100 mijë euro kompaninë që i kryente shërbime VV-së gjatë fushatës

Presidenca e Kosovës, në krye me Vjosa Osmani ka shpërblyer me një tender prej 100 mijë euro një kompani që ka lidhje me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Shërbime për aktivitete protokollare”, kështu quhet tenderi i cili ishte hapur më 03.08.2023 nga zyra e Presidencës së Kosovës.

Tenderi përmban brenda vetes furnizim me çanta të letrës për bartjen e dhuratave protokollare me llogo të Presidencës, duksa me kapelë të shtypur me llogo institucionale, maica me llogo, dronë, karriga plastike, shtiza për flamuj, e të tjera.

Në këtë tender kishin aplikuar tri kompani, ku kriteri i dhënies së këtij tenderi ishte ai ekonomikisht më i favorshëm:

  1. EUROPRINTY, Hekurudhës, Fushë Kosovë, me vlerë totale të ofertës – 53,052.80 euro
  2. “VM3 SH.P.K., Prishtinë, me vlerë totale të ofertës – 99,851.60 euro
  3. Ndërmarrja Tregtare Grafike, Blendi O.P,. Gustav Majer nr.13, Prishtinë, me vlerë totale të ofertës- 99,767.11 euro.

 

Siç ka parë Periskopi, nga dokumentet e publikuara në KRPP, më datë 08.09.2023, Presidenca ka shpallur fitues kompaninë “Ndërmarrja Tregtare Grafike, Blendi O.P,. ” SHPK, që kishte çmimin më të lirë dhe sipas Presidencës ishte në rregull me dokumentacionin.