Pak ditë më parë, aktorja e mirënjohur dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi i është nënshtruar një operacioni.
Ajo u diagnostifikua me tumor për të tretën herë.
Pas kalimit të kësaj sfide, ajo njoftoi se gjithçka shkoi mirë në operim dhe se ka arritur ta mposhtë edhe një herë këtë sëmundje kaq të rëndë.
E me tu kthyer në shtëpi ajo ka bërë një fotografi me fëmijët e saj, me mbishkrimin “Pasunia jem.”