Nutricionistja Tea Brame është shprehur se gjatë agjërimit njerëzit ndahen në dy grupe, në ata që shtojnë peshë dhe në ata që humbin peshë.
Komentet Brame i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se Syfyri, i cili është edhe vakti i parë, pra mëngjesi, duhet të jetë i pasur me proteina dhe kalori.
Ajo tha gjithashtu se kjo bën që Syfyri të jetë edhe vakti më i rëndësishëm për besimtarët myslimanë.
“Në fakt fillohet edhe pse themi Iftari sepse e masim me darkën, fillohet nga Syfyri, sepse është mëngjesi, është vakti i parë. Përgjithësisht agjëruesit ndahen në dy grupe, ata që shtojnë peshë gjatë agjërimit dhe ata që humbin peshë gjatë agjërimit.
Sekreti qëndron në bollëkun e ushqimit. Syfyri duke qenë vakti i parë i ditës dhe është në mëngjes, duhet të jetë një vakt i cili përmban një sasi shumë të mirë të proteinës. Duhet të ketë bollëk në kalori, duhet të ketë proteina dhe fibra”, tha Brame.
Pra që të jeni në grupin e atyre që dobësohen, duhet të ndiqni këtë metodë.