ara Karaj, banorja e eliminuar ditën e shtunë nga Big Brother VIP ka folur së fundmi për eksperiencën e saj të shkurtër brenda shtëpisë.
E ftuar në “Big Brother Radio” në TAR, Sara Karaj bëri analizë të lojës së banorëve, si dhe për situatat në të cilat ajo u përfshi.
Lidhur me Ilnisën dhe Meritonin ajo ka thënë se çifti fut edhe persona të tjerë në romancën e tyre.
“Për pjesën e Ilnisës dhe Meritonit, m’u duk sikur po u interesonte më shumë atyre sesa mua. Donin një person të ri… Tani për momentin, është i përfshirë Romeo, kemi parë çfarë kemi dashur në çift, normalisht duhen dhe njerëz të tjerë të përfshirë në çift…
Nuk mund të hyj te ndjenjat, te dashuria e vërtetë që është shumë e vështirë për ta matur, por mendoj që Ilnisa dhe Meritoni e shohin më të fort veten kur janë bashkë. Por fusin edhe të tjerët në romancën e tyre”-tha Sara.