Banorja e “BBV”, Roza Lati ka shprehur dashurinë e saj të madhe për kafshët. Moderatorja shqiptare është e lidhur veçanërisht me qentë dhe mban gjithnjë në shtëpi.
Moderatorja ka folur disa herë për qenin që i ka ngordhur, Sashën, me të cilin kishte një lidhje të veçantë. Prezantuesja është parë duke qarë pa pushim për të, pasi iu vendos një këngë nga produksioni.
Ajo tha se kënga i kujton Sashën pasi dilnin me të shumë shpesh dhe vinte kufjet e dëgjonte. Banorët më pas iu afruan dhe munduan që ta qetësonin, duke i qëndruar afër.
Kjo nuk është hera e parë që Roza qan dhe shpreh dhimbjen që ka për të, duke e bërë me dije rëndësinë dhe lidhjen emocionale.