Paloma dhe Arjon Muça ishin të ftuar sot në Fan Club, ku edhe disktuan më gjatë rreth situatës së tensionuar të Eglës dhe Rikes. Paloma mendon se provokimi i Eglës është i pranueshëm për lojën, ndërkohë që edhe Ina Kollçaku e komenton veprimin e Rikes si të ekzagjeruar.
Paloma: Egla nuk është se e ka tejkaluar normën. Edhe gjesti i Rikes nuk ishte i mirë. Për një grua në moshën e saj nuk është e hijshme të degradojë. Big Brother është një lojë nervash. Egla po bën një lojë të sajën, ajo është një grua shumë e zgjuar. Ka shumë mënyra për ta treguar veten. Ato gjëra që ka bërë nuk besoj se do ta penalizojnë të dalë nga shtëpia.
Enxhi: A ju duket e ekzagjeruar nga ana e Rikes?
Ina: E ka ekzagjeruar. E ndoqa dhe e pashë. I tha thjesht mu hiq nga fytyra.
Ronaldo: Rikja e humbi Big Brother kur nuk mbajti trekëndëshin Ilnisa-Meriton-Rike. Egla është një personazh fantastik i këtij Big Brother.
Ina: Egla dhe 7 personalitetet e saj, pa Eglën nuk ka Big Brother. Ajo i vë në lëvizje të gjithë banorët.