Rudina Dembacaj i konsideron vajzat e bashkëshortit të saj, si vajzat e veta.
Mes lotëve ajo ka rrëfyer në “S’e luan topi” me Erjona Rusin, se është me fat që ka ato dy vajza në jetën e saj dhe nuk e imagjinonte se do i donte sikur të ishin vajzat e saj. Madje ajo tregon se i ka mbështetje, në momentet më të vështira asaj ia kanë mbajtu dorën dhe ia kanë fshirë lotët.
Erjona Rusi: Kush t’i fshin lotët ty Rudina Dembacaj? Kush ta mban dorën kur je në momente të vështira?
Rudina Dembacaj: Kohët e fundit fëmijët e mi të mëdhenj Erta dhe Mara, kurrë nuk e kam menduar sepse ta shohësh nga jashtë janë fëmijët e bashkëshortit, por ata janë sinqerisht fëmijët e mi. Në fillim Erjona ju drejtohesha fëmijëve duke menduar sikur unë nuk jam dhe si do doja që dikush t’i drejtohej Viktorjas.
E imagjionoja dhimbjen që do përjetonte Viktorja nëse nuk do jetoja më. Me këtë mendim kam krijuar marrëdhënien me ta që mendoj se kam dy mikesha të jashtëzakonshme si Marën dhe Ertën dhe një dashuri të vogël si Nardin, me të cilin vetëm përkëdhelemi.
Ka qenë shumë e çuditshme dhe e pa preceptueshme se si mund të ishte një familje me tre mbiemra, por unë mendoj që ajo është oazi më i bukur i dashurisë që kam përjetuar ndonjëherë. Unë kalova një situatë të vështirë që nuk ishte aq e vështirë, por në momentin në të cilin ndodhi, unë nuk e përjetova mirë. Unë i kisha të dyja ato, njërën në njërën dorë dhe tjetra më fshinte lotët.
Dhe i kam thënë Zotit faleminderit, paskam qenë një njeri shumë i mirë që kam merituar këtë të mirë, çfarë kam bërë unë që të meritoj këta fëmijë të mrekullueshëm dhe këtë marrëdhënie kaq të pastër.