“Kunata” e Romeos i kthehet ashpër Eglës dhe Ledjonës në “BBV”

Nëpërmjet dy postimeve në Instastory, Klea Huta ka ndarë mendimin e saj personal lidhur me dy banore të formatit ‘BBV3’.

Bëhet fjalë për Eglën dhe Ledjonën, për të cilat Klea ka shkruajtur disa fjalë jo pozitive për to dhe lojën e tyre brenda shtëpisë.

Pak orë më parë erdhi dhe një reagim prej bashkëshortit të Kleas, Elgit Doda, i cili doli në mbrojtje të mikut të tij, Romeos.

Po të njëjtën gjë ka bërë dhe Klea teksa flet në story-n e parë lidhur me Eglën, duke thënë se e vetmja gjë që banorët po bëjnë është se po e forcojnë Romeon.

Ja çfarë shkruan ajo: Egla sa keq të paskan trajtuar gjatë gjithë jetës saqë pështyn aty ku ke ngrënë mi shpirti vogël.

Frymorët si Egla nuk kanë as besë as fe! E ndërsa Ledjona duhet të kishte dalë që në ‘Prime-n’ që përdori vajzën.

Kujtojme se Klea eshte nje mike e mire e Romes, pasi ky i fundit eshte pothujese ‘vellau’ i dyte per bashkeshortin e Kleas, Elgit Doden.

Shiko videot:

Video Player