Aktorja Julia Ilirjani, e cila së fundi është futur në Big Brother, tha se ka pasur dy lidhje paralele në një periudhë të jetës së saj.
“Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjec, as 30 vjec, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga njerëz të ndryshëm.
Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele”, shton Julia, e cila ka marrë pjesë në disa filma pas viteve ’90, ndërsa tashmë prej vitesh jeton në SHBA.