“Na mbet iftari këtë vit pa e hongër”, Gold Ag njofton për vdekjen e papritur të mikut të tij

Reperi shqiptar Gold Ag, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të një personi të afërt.

Përmes një postimi në “Facebook” tregoi që ka ndërruar jetë një mik i afërt të cilin e ka konsideruar si vëlla.

“Na mbet iftari këtë vit pa e hongër, por lus Zotin që ti aq shumë e besove që të shpërblej me të mirat e Tij në Xhenetin Firdeus”, shkroi artisti ndër të tjerash.

“Allahu të mëshiroftë o vllau jem MentorVallahi u mërzita nga ky lajm, po ne të Allahut jemi e te Ai do të kthehemi.Na mbet iftari këtë vit pa e hongër, por lus Zotin që ti aq shumë e besove që të shpërblej me të mirat e Tij në Xhenetin Firdeus.Lajm i randë për nusen tënde e fëmijët, për axhën Fehmi e tetën Nebehat, për Shqipen e për Arsimin.Allahu ua shtoftë sabrin e ty Allahu të faltë me mëshirën e Tij në këtë muaj të mëshirës“, shkroi ai.