Është e mahnitshme se çfarë mund të arrihet pothuajse pa para në 24 orë.
Sipas të dhënave të The World of Statistics, Pakistani është shpallur vendi më i lirë për të jetuar.
Për të kontrolluar nëse është vërtet kështu, Josh Larkin nga kanali YouTube “The Burnt Chip” udhëtoi në qytetin më të madh të Pakistanit, në portin kryesor detar dhe qendrën financiare – Karachi.
Në Karachi, ai shkëmbeu një paund britanik, ose rreth 1.2 euro, për 400 rupi pakistaneze dhe u përpoq të zbulonte se çfarë mund të blinte me ato para brenda një dite, transmeton Telegrafi.
Ai i regjistroi eksperiencat e tij me një aparat fotografik dhe videon e postoi në YouTube, ku deri më tani është parë nga më shumë se 2.6 milionë njerëz.