Votimi i publikut të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan i dha të drejtë Almës. Konflikti i saj me bashkëshortin, Fatosin në “Shihemi në Gjyq” vjen pas 30 vitesh në një martesë problematike, ku u pranua se ka patur edhe dhunë, dyshime nga familjarët e tij për imoralitet nga ana e Almës dhe pretendimet e çiftit se u janë marrë pronat.
Fatosi i pranon të gjitha këto dhe thotë se njerëzit e tij “ia kanë ngulur thikën pas shpine”, por sërish ai e vendos familjen mbi gjithçka. Situata e lodh Almën dhe ajo arrin deri në pikën sa i kërkon të mos kthehet më me të.
Fatos: E blej përpara 25 vjetëve tokën…
Alma: Po ik ore te vëllai jot! M’u zhduk me gjithë tokën tënde! Më jep lekët e mia, shtëpinë e fëmijëve të mi dhe shko ku të duash! Do grua ti! Po çfarë gruaje do ti o i uruar? Ti s’di vetë ku je! Më vjen turp të them që je burri im për Zotin, s’dua ta shoh më me sy! Nuk dua ta shoh me sy, nuk e dua fare në Itali! Ç’të dua? Shko te vëllai yt! I bëre, i bëre! Ti çfarë ke bërë, çfarë ke nxjerrë në dritë?
Ardit Gjebrea: Shiko, burri nuk duhet vetëm për pasuri.
Alma: Jo, s’e kam marrë për pasuri. Pasurinë e vuri me mua ai!
Ardit Gjebrea: Po ti i thua për çfarë të dua më?
Eni Çobani: I thotë pas 30 vjetësh këtë!
Alma: Kam 30 vjet me atë, nuk jam 20 vjeçe më, jam 50 vjeçe! Po ja, mendon për vëllain, për motrën, për kushëririn.
Ardit Gjebrea: O Fatos, po pasi thua gjithë këto gjëra, thua “unë i dal vëllait në krah”.
Fatos: Po në krah se është vëllai im. E dua./tvklan.al