Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha, ka deklaruara se gjatë kohës sa Mbreti Zog Leka I ishte gjallë, ishte planifikuar që të gjendej një partnere për Princin.
Sipas rregullores së Mbretërisë Shqiptare, Basha ka thënë se në atë kohë është parë e arsyeshme që Princ Leka të njihej dhe më pas martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës, Teutën.
Ne që punonim afër Mbretit u kujdesëm që ky djali të kujdesej edhe për të ardhmen. Të mendonte për jetën e të sistemohej. Siç e ka edhe statusin themeltor i Mbretërisë Shqiptare është që Mbreti nuk mund të martohet me një vajzë shqiptare, se personifikon babain e kombit dhe babi nuk mund të martohet me vajzat e tija. Ahmet Zogu mori Geraldinën, Mbreti Leka- Suzanën nga mbretëria australiane, por me ndryshimin kohëve edhe kjo po ndryshon.
Nga njerëzit e ngushtë të Mbretit Leka menduam që t’i krijonim Princit projektin për një të ardhme, me një vajzë me origjinë shqiptare, por që nuk jetonte këtu. Bëhej fjalë për vajzën e Ibrahim Rugovës. Kjo do të bënte një gjë shumë të bukur. E kanë menduar edhe të tjerët, ishim dakord një pjesë, por ne nuk ishim në dijeni që Princ Leka ishte në një marrëdhënie. Atë kohë çdo gjë u prish dhe unë e kam përgëzuar Princin Leka se ndoqi zemrën e tij”, tha Murat Basha.