Në Shqipëri, është organizuar për herë të dytë eventi “Miss Mama”.
Producentja e këtij eventi, Gjilda Toska, ka qenë e ftuar në emisionin “Kosova Today” ku edhe ka treguar pse ka vendosur ta bëjë një spektakël të tillë.
Ajo tha se nisma e këtij projekti ishte një mision për t’i dhënë gruas shqiptare vëmendje.
“Organizoj shumë evente të ndryshme në Shqipëri.
Nisma e këtij projekti ishte një mision për t’i dhënë gruas shqiptare vëmendje për të nxjerrë në pah bukurinë shumë dimensionale të gruas shqiptare.
Ky projekt vjen në kuadër të 8 Marsit.
Kemi qenë në Elbasan dhe kemi sjell për herë të dytë eventin Miss Mama”.
Toska tha se ndonëse eventi i parë kishte shumë paragjykime, i dyti ka qenë më i lehtë.
Ndërkohë, fituesja e këtij eventi, Arsa Sopi, e cila është 60 vjeçe, ka treguar se ka pasur shumë paragjykime për pjesëmarrjen e saj, por siç shtoi ajo, fëmijët e saj e kanë përkrahur.
“Paragjykime kam dëgjuar shumë, por mua ato nuk ma kanë thyer mendjen.
Unë e bëj atë që kam dëshirë vetë.
Përkrahjen e kam pasur nga fëmijët e mi, paragjykimet më bëjnë më të fortë”, tha ajo./klankosova
Ndiqni videon e mëposhtme.
Shiko videon: