Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë një copëz nga projekti i saj i ri, duke u shprehur se mezi pret që të gjithë ta dëgjojnë.
Në situatën e jetës personale që këngëtarja ndodhet aktualisht, vështirë që kjo këngë të mos lidhet drejtë për drejtë me Besart Kallakun.
“Mos ma përmend emrin,
doje me më dhënë ti mbiemrin
Vet kam për t’ja dal,
jetën ti s’ma ndal”…
Është kjo pjesë e tekstit që ka zgjedhur të ndajë Xhensila dhe ka bindur ndjekësit se kjo këngë është një dedikim.
Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, kanë zgjedhur të heshtin për gjatë gjithë kësaj kohë që flitet intensivisht për divorcin e tyre.
Por veprat flasin më shumë se fjalët. Ata kanë fshirë çdo gjurmë të njeri-tjetrit në rrjetet sociale, fotot dhe kujtimet e madje nuk ndiqen më.