Erjola zbulon arsyen pse bëri hallvën “e vdekjes” në “BBV3”!

Një nga ‘përplasjet’ më të komentuara, ka qenë mes Erjolës dhe Ilnisës. Erjola ka gatuar një hallvë dhe sigurisht nuk kanë munguar komentet dhe batutat e banorëve të tjerë, teka ajo e ka cilësuar si hallvën “e vdekjes”.

Debatet janë ndezur sot gjatë prime për shkak të kësaj situate. Por si u shpreh Erjola lidhur me këtë ngjarje?

“Ndryshe nga debatet dhe impulset e mia që ju i keni parë, vendosa këtë herë të jem e ftohtë dhe e kalkuluar sepse që në debatet më para me Ilnisën, mua ka mbetur një peng në shpirt. U tejkalua kur Meritoni la të nënkuptuar një flirt mes meje dhe tij. Niste me Ilnisën, doja të afrohesha me të dhe Meritoni të pranonte të vërtetën me gojën e tij. Më pas doja hakmarrjen, atë që më bëri mua me tiganin dhe më preku edukatën e prindërve të mi. E doja një me një lëndimin që ajo grua më ka bërë mua. Ajo është e ligë dhe e meritonte, si banore, e kam cilësuar. Nuk jam njeri me dy fytyra që të them e bëra për qejf hallvën. Vazhdoj të jem në ankth, e di çfarë trazire do shkaktonte. Nuk ishte lojë, ishte hakmarrje sepse më ka lënduar… Kam ditë që e mendoj qëkur ka ndodhur ajo me tiganin. Më ka lënduar, kur mua më preket dikush nuk marr gjë parasysh.” /Tch