Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka eskaluar në gjuhë fyese ndaj gazetarit dhe opinionistit të çështjeve politike në vend, Ilir Mirena, raporton Gazeta Sinjali.
Në një replikë nëpërmjet postimit në Facebook, Matoshi e ka quajtur Mirenën ‘krane të xhehnemit’.
“Kush s’po munet ma me vjedhe kush???
Oj hade oj krane e xhehnemit.
Ilir M.”, shkroi Matoshi ku bashkëngjiti edhe postimin e Mirenës.
Kjo përplasje mes dyshes vjen pas zbardhjes së mesazheve ndërmjet Matoshit dhe zyrtares së VV-së, Dejona Mihali, ku kjo e fundit e udhëzon deputeten që t’i reagojë publikisht Mirenës për gjoja sulmet ndaj saj.
“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”
Jo veç që i tregon se çka të shkruajë, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.
“A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi. “Më vonë” – ia kthen Dejona.
Fillimisht, duhet përmendur që deputetja Matoshi, përveç komunikimit me Mihalin, i është ankuar edhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për gazetarin Mirena duke i thënë se “po merret me të”.