Pasditen e sotme ‘Vëllai i Madh’ caktoi një lojë për banorët e shtëpisë. Ata duhet të organizonin një program me imitime dhe gjithsecili do të zgjidhte një banor që do të kishte dëshirë të imitonte.
Romeo zgjodhi të imitonte Riken, por kjo e fundit u mërzit nga mënyra sesi Romeo u grimua dhe donte të imitonte Riken, dhe pikërisht këtu nisi një debat i ashpër mes dyshes.
‘Nuk dua të flas. Nuk je normal ti. E shikon veten? Ti po bën imitim për të më treguar mua të shëmtuarën, bën për të qeshur ti ashtu? Je i lig, je vërtetë i lig!’, është shprehur Rike.