Drenusha Latifi, ish-miss Kosova, ka ndarë dje si prova materiale fotografitë e lëndimeve që ka marrë, ku dyshohet për ushtrim dhune nga ish bashkëshorti i saj.
Siç pretendon ajo, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen.
Në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Studio A”, Drenusha ka treguar se pse vazhdoi të jetonte me ish-bashkëshortin në Suedi.
“Ne gratë shpesh nuk kemi as t’ia mbajmë.
Pastaj ai mentaliteti që është mirë të jesh me burrë, më ka bërë që të rri.
Ndonëse, familja ime nuk ka qenë pro që unë të rri, nëna ime më thoshte që mund të kthehesha.
Por, kur ka fëmijë në mes nuk është aq e thjeshtë sa njerëzit që thonë ‘thjesht ndahesh’”, ka treguar ish-missi dhe këngëtarja Latifi.