VIDEO/ Stadiumi brohoret emrin e Messi-t, Ronaldo bën veprimin e turpshëm

Al Nasr fitoi 3-2 falë golit të Talisca në minutën e 87-të në shtëpi ndaj Al-Shabaab për të qëndruar në -7 nga kryesimi i Ligës Pro Saudite, por do të jetë pa shërbimet e Cristiano Ronaldos për ndeshjen e tyre të ardhshme.

Ylli portugez, duke dëgjuar gjatë gjithë ndeshjes tifozët vendas duke brohoritur emrin e Messit për ta fyer atë, pas golit të Talisca-s fillimisht i vendosi duart mbi veshë dhe më pas mes këmbëve.

Dhe sado që ai u përpoq të nënvlerësonte faktin, komisioni i etikës i federatës së Arabisë Saudite u mor me këtë rast dhe në fund e dënoi me një pezullim për një ndeshje dhe një gjobë prej 7350 euro.

Në vendim thuhet se Ronaldo nuk ka të drejtë ankimimi, ndaj do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Al Hazmit, ndërsa sa i përket gjobës faktet janë krejtësisht të ndryshme.