Samitet në Tiranë, Çani: Rama po luan fort, e ka kuptuar që…

Gazetari Arian Çani është shprehur se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në këto 30 vite që ka kuptuar se politika e jashtme është e vetmja politikë e brendshme.

Komentet Çani i bëri në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku tha se Rama e ka ngritur stekën dhe po luan fort.

Ai tha gjithashtu se me samitet dhe marrëdhëniet që Rama ka krijuar me ndërkombëtarët, askush nuk e priste dhe shtoi se Kryeministri ka punuar fort për t’ia arritur kësaj.

“Të gjitha gjurmët të çojnë te Edi Rama. Rama ndoshta është i pari kryeministër në këto 30 vite që ka kuptuar se politika e jashtme është e vetmja politikë e brendshme.

Rama ka kuptuar se duke qenë se është kryeministër i një vendi vërtetë të vogël, ka thënë me vete ‘unë po e ngre shumë stekën, po luaj shumë fort’. Pra si të thuash, por krijoj një fabul të re. Me këto samitet, me marrëdhëniet që i ka krijuar vetë, askush nuk e priste këtë gjë.

Rama ka investuar shumë për të arritur këtë ditë”, tha Çani.