Ish-banorja e BBVIP3, Arta Kabashi, konfirmoi ditën e djeshme se ishte në një romancë, por nuk zbuloi identitetin e partnerit.
Këngëtarja zbulohet se është në një lidhje dashurie me aktorin Blerim Destani.
“Po ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur”, tha këngëtarja në emisionin “Pardon My French”.
Ajo theksoi në intervistë se partneri i saj nuk është këngëtar.
“Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës”, tha Arta.
Por sipas, Revistës Kosovarja, Arta Kabashi është në një romancë me aktorin. Media kosovare raporton se ata janë në një lidhje të qëndrueshme prej kohësh.
Pas bujës së madhe në rrjet, këngëtarja u detyrua të dalë me një shpjegim për fansat.
Zeshkania mohon të jetë në një romancë me Destanin dhe tani thekson se është beqare.
“Unë jam single dhe mos shpërndani lajme fake”, tha në reagim Kabashi.