FOTO/ Banorët e rinj në BB VIP3? Ja kush mund ti bashkohet spektaklit

Dy banorë të rinj mund t’i shtohen shtëpisë së BB VIP3 në Prime-n e së shtunës. Në rrjet ka pasur shumë aludime mbi emrat e mundshëm që mund t’i bashkohen spektaklit.

Burime për Kryefjala.com thonë se emrat që po flitet se do të bëhen banorë të BB VIP janë pikërisht dy ish banorë nga edicionet e kaluara. Ata janë Jetmir Salaj dhe Liam Mandiaro.

Jetmir Salaj ka qenë fitues i BB 3 ndërsa Liam ka qenë konkurrent në BB 5. Gjithsesi gjithçka mund të ndodhë deri të shtunën kështu që le të presim!