Kanë kaluar vetëm pak orë nga falja e Gazmend Ujkashit nga shtëpia e Big Brother VIP.
I ftuar në “Ftesë në 5” ai u pyet nga moderatorja Bieta Sulo për një nga momentet më të diskutuara, pjesa kur Gazi duket sikur fle gjumë teksa bisedon me Sarën.
Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri deklaroi se nuk i interesonte se për çfarë po fliste Sara, për këtë arsye dremiti pak.
“Nuk më hynin në vesh fare fjalët e saj. Unë çfarë bëra, ia rrasa pak gjumit. Nuk më bënte përshtypje e folura e saj. E kam bërë shumë herë. Unë i dëgjoja, por thjesht e bëja edhe për të mos reaguar”, u shpreh ai.