Modelja dhe influencerja Belinda Dragoti e pyetur nëse ajo mund të ishte pjesë e këtij formati, u shpreh se “duke parë suksesin e formatit, është tunduese por në reality show gjërat mund të dalin jashtë kontrollit prandaj jam skeptike. Do ta konsideroja por jo në këto momente!”
E ftuar në emisionin ‘Ndryshe‘ në Top Albania Radio, Dragoti foli për lojën e dy shoqeve të saj, Deas dhe Erjolës.
“Të dyja kanë qëndruar brenda profileve të veta, Dea mesa di unë është bërë pak pishman që nuk dha maksimumin e saj por në fund fare tregoi veten e vet dhe nuk doli jashtë kornizave. Ndërsa Erjola ka luajtur shumë më fort edhe ka patur ato uljet e ngritjet e veta. Ka pasur disa momente që është shumë shpërthyese, ka pasur disa momente që argumenton mirë, shoh një feedback goxha të mirë te njerëzit dhe është duke bërë lojë, bravo!”
Mendon që e fiton një femër apo një mashkull këtë vit?
“Bukur do ishte që ta fitonte një femër”.