Seriali i njohur shqiptar “Njerëz dhe Fate” do të rikthehet së shpejti në ekranin shqiptar, për t’i sjellë edhe njëherë tjetër publikut emocionet që ky prodhim ja dhuroi vite më parë.
Mes dëshirës për art dhe “luftës” për ta risjellë, më në fund aktori ikonë i këtij seriali Arben Derhemi, bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram, i cili shkruan: “Burgu është për burrat ‘Njerëz dhe Fate 2’ së shpejti”.
Se si do të jetë zhvillimi i ngjarjeve, kush do të jenë aktorët, kur do të nis ekzaktësisht, sa episode do të sjellë “Njerëz dhe Fate 2” dhe të tjera detaje si këto, ende nuk janë bërë të ditura, por dihet se tashmë një tjetër prodhim shqiptar do të vijë për shqiptarët. Dhe nuk bëhet fjalë thjesht për një serial, por suksesi i të cilit është i parashikuar pasi edhe pas kaq shumë vitesh kujtohet dhe shihet me të njëjtën dëshirë, sikurse në fillimet e tij.