Publiku ka shpëtuar dy nga katër banorët që ishin në nominimin e këtij Prime. Bazuar në televotim Egla dhe Juli do të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi, duke i shpëtuar rrezikut.
Ndërkohë televotimi është i mbyllur që në nisje të spektaklit, ndërsa mes Sarës dhe Gazit njëri prej tyre do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP.
Të 4 banorët kanë dalë në televotim si pasojë e thyerjes së rregullave të Vëllait të Madh nëpërmjet një Zarfi të Zi.
Ata kanë kryer veprime në shkelje me rregulloren e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.