Gazi dhe Juli nga miq të ngushtë, duket se janë kthyer në kundërshtarë gjatë ditëve të fundit, teksa kanë patur debate të forta.
Opinionisti Arbër Hajdari mendon se e gjitha është një skenar mes dy banorëve, për të faktorizuar Gazin, i cili sipas Arbrit, i trembet nominimit. Sipas tij, nëse Gazi sot i shpëton nominimit, dy banorët do pajtohen brenda 3 ditësh.
Në lidhje me këtë deklaratë, ai vendosi dhe bast me moderatorin Ledion Liço.
“Nuk e besoj këtë prishjen mes tyre. Juli e sheh veten të fortë. Gazi bëhet keq nga nominimi, kështu Juli e sheh këtë debat si një mënyrë për ta faktorizuar. Nuk e marr dot seriozisht kur ngacmon Gazin. Nëse Gazi nuk del sot, atëherë ata do pajtohen brenda 3 ditësh.”- tha Arbër Hajdari.