Sara Karaj është banorja më e re që i është bashkuar formatit më të ndjekur të ‘BBV3’ mbrëmjen e së shtunës.
Pas përfundimit të ‘Prime-t’ banorët janë mbledhur në oborr ku është vënë re, dhe kjo gjë prej Rozës, që Romeo dhe Sara njiheshin prej jashtë.
Roza është treguar dyshuese për marrëdhënien e tyre, duke i bërë disa pyetje.
Sara: Jemi shokë, sa vite jemi shokë?
Romeo: Jemi takuar 3 herë, por kemi folur shpesh.
Roza: Çne flisnit kaq shpesh?
Romeo: Jemi takuar në Paris, unë me shoqërinë time, Sara me shoqërinë e vet.
Roza: Jeni takuar në Paris?
Sara: Po.
Roza: Ai gënjen shumë.
Romeo: Pse po gënjej?
Sara: Unë kam qenë në Paris disa herë, rastësisht u takuam, nuk është se e kemi planifikuar.
Romeo: Jemi takuar në Dhërmi, jemi takuar edhe në Tiranë.