Këngëtari Stresi i ftuar këtë të diel në Fan Club tha se bën tifozeri me Julin edhe pse ka shoqëri edhe me Romeon.
Stresi: Kur mendon që me dikë je mirë, sepse kur nuk ke eksperiencë dhe hyn për herë të parë, mendon se o ky është shoku im, ne po kalojmë shumë mirë, kur kalon një javë apo dy javë të del kundër dhe normalisht që do të zhgënjehesh,.
Enxhi: Juli mund se e ka parë si shok dhe si mik Gazin?
Stresi: Patjetër që po.
Enxhi: Se i the Cakos aman ishalla s’të dalin parashikimet, ti do shumë Julin si personazh se është i fortë, apo nuk ke ndonjë gjë që nuk të pëlqen dhe nuk shkon me Romeon se nuk e kuptoj.
Stresi: Ne kemi qejf që t’i bëjmë gjërat ndryshe nga mendimet, Romeon e kam shok të them të drejtën, Julin e kam pak më shok, secili ka pozicionin e vet, tani unë ashtu e mendoj, jam tifoz i Julit.
Ina: Ti je lojtar emocional dhe je i ngjashëm me Romeon.