Në një ceremoni me mbi 200 pjesëmarrës, nga Kosova dhe Shqipëria, me ish Presidentët Moisiu dhe Sejdiu, ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të të dy vendeve tona, Federata e Paqes Universale nderoi 10 personalitete: 5 nga Shqipëria e 5 nga Kosova, në një aktivitet dedikuar pavarësisë së Kosovës.
Ndër personazhet që morën titullin “Ambasadore e Paqes” ishte edhe moderatorja Bieta Sulo.
Ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku shkruan se sa e lumtur ka mbetur nga ky vlerësim.
“Ambasadore e Paqes” Vrapojmë çdo ditë nga një betejë në tjetrën. Në jetën familjare, si edhe atë profesionale. Mes sfidash dhe vështirësishë duhet t’ia dalim, kjo është jeta.
Në një konkurrencë të egër për shikueshmëri televizive, për klikime patjetër, në platformat online, të triumfosh dhe në të njëjtën kohë të jesh edhe njerëzor, të respektosh dhe të ruash limite etike. Të transmetosh paqe është “qershia mbi tortën e karrierës”. Ndaj, ky cmim, si “Ambasodre e paqes” me gëzon dhe më bën të ndihem e vlerësuar ???? Faleminderit Federatës së Paqes Universale, posaçërisht Dëfrim Methasanit, @defrimmethasani Kryetar i Këshillit të Paqes, Tiranë dhe përgëzime për organizimin dhe moderimin!”, shkruan Bieta.