I ftuar këtë të enjte në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ka qenë një fermer që punon në Maminas, Artur Xheka, i cili na tregoi se si mund ta kuptojmë kur një produkt rritet me hormone.
Ai u shpreh se mënyra kryesore për ta kuptuar, është kur produkti që blini nuk është i stinës. Fermeri gjithashtu bën një thirrje dhe thotë që të mos konsumohen këto lloj ushqimesh, pasi janë shumë të dëmshme për njeriun.
Aldo: Unë që s’marr vesh, si ta kuptoj që një produkt është rritur me hormone ose në mënyrë natyrale?
Artur Xheka: Ka disa mënyra. Mënyra kryesore është, e para, që në mënyrë kategorike duhet të heqësh dorë nga produkte që nuk janë të stinës. Domethënë, nëse ti kërkon domate në janar apo dhjetor…
Aldo: Do hash si kashtë.
Artur Xheka: Të jesh i sigurt që do hash si kashtë. Që do ketë jo vetëm hormone… se domatja nuk do vetëm hormone, nuk do vetëm orët e dritës, prandaj quhen solanore domatja, kastraveci, këto, sepse kanë nevojë për shumë orë dritë. Prandaj bëhen në verë dhe nuk bëhen në dimër. Nuk do vetëm orët e dritës, nuk do vetëm nxehtësinë, ka nevojë për hormonin, ka nevojë për simulantë, ka nevojë për shumë gjëra që janë shumë të dëmshme për njeriun, që ta hajë, që ta konsumojë, kur nuk është e stinës.
Aldo: Pra, thirrja juaj si fermer, është të mos konsumoni ushqime që nuk janë të stinës?
Artur Xheka: Absolutisht!
Aldo: Dhe me këtë zgjidhet thua ti?
Artur Xheka: Po, kjo është baza kryesore. /tvklan.al