Vajza e Gani Gecit merr mirënjohje si studente e dalluar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës
Djali i Gani Gecit, Rilindi, i cili tashmë është duke menaxhuar me faqen e babait të tij në ‘facebook’, ka njoftuar se Arblinda Gani Geci është përzgjedhur si studente e dallur në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht fakultetin Juridik.
Ajo ka marrë edhe mirënjohje për këtë nga rektori Qerim Qerimi.
“Sot, me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arblinda (Gani) Geci, është përzgjedhur “Studente e Dalluar- Lista e Rektorit” nga fakulteti Juridik për angazhimin e saj gjatë studimeve, si dhe me këtë rast Universiteti i Prishtinës i ka ndarë mirënjohje për suksesin e treguar.
Posted:Rilind G. Geci”, thuhet në postim.