Ditën e djeshme, më datë 14 shkurt, Bardhi publikoi projektin e tij të ri muzikor me titull “Tradhtare” edhe pse ndodhet brenda shtëpisë së “BBV3”.
Mesa duket kënga është pëlqyer shumë nga publiku, pasi ajo numëron mbi1 milionë klikime pa kaluar as 24 orë nga publikimi.
Sot kënga është vënë për herë të parë për tu dëgjuar nga banorët brenda shtëpisë.
Bardhi i tregon Sarës se kjo është kënga e tij e re dhe ajo bërtet e entuziasmuar për t’ju treguar banorëve të tjerë këngën e tij.
Ej Erjola kënga e re – thotë ajo duke bërtitur.
Banorët e tjerë shkojnë rreth Bardhit për ta përgëzuar mbi projektin e tij të ri.
Shiko videon: